Shiko cka i ben Gruaja ketij burri nga Shqiperia..(Video)

loading...

58-vjeçari Gëzim Agolli është vetëlidhur në shenjë proteste dhe i gatshëm të vetëflijohet për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me ish-bashkëshorten. Ndonëse të ndarë ligjërisht ata kanë si pronë të përbashkët këtë shtëpi por ish-bashkëshortja nuk e lejon atë të qëndrojë në banesë.

Vetë Agolli thotë se as policia nuk e ndihmon dot në këtë rast për shkak se ish-bashkëshortja ka njohje me njerëz me pushtet.
Këtu do vdes në shtyllë elektrike. Do kap trefazorin tani gjeri në vdekje. Mbas 2 orësh në rast se nuk futem në shtëpi gjithë kjo shtëpi është e imja. I dashuri gruas time fle ktu në shtëpi dhe unë rri rrugëve. Kam 11 muaj që rri rrugëve. Ky është ligji se e mbron Fatmir Xhafa. E divorcova unë se e kapa në flagrancë me të dashurin e vet, me qeveritar. Edhe Fatmir Xhafa është shoku i vet. Kërkoj të futem në banesën time, kjo është banesa ime”, thotë ai.
Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë, Gëzim Agolli ka gjetur si zgjidhje vetëm protestën.

loading...