Shiheni se si policia zbuloi drogën e fshehur në gomë kamioni (Video)

loading...


Në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në shkurt u shfaq aksioni për konfiskimin e kësaj sasie të marihuanës.

60 kilogramë marijuanë atë ditë u konfiskuan në Kijevë të Malishevës, ndërsa sipas policisë kjo sasi droge po të mos zbulohej kishte si destinacion tregun austriak.

Pas disa informacioneve Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë vendin ku dyshohej se ka substanca narkotike dhe armë të mbajtura ilegalisht.

Pos gjetjes së lëndëve narkotike nga Njësia Antidrogë, policia ka hasur edhe në vjedhje të rrymës elektrike.

Substancat narkotike janë hasur në hyrje të shtëpisë së bastisur nga policia, të shpërndara nëpër tokë. Gjithashtu janë gjetur edhe mjete që janë përdorur për paketimin nëpër thasë të narkotikëve.

25 paketime tjera narkotikësh janë zbuluar në një gomë kamioni, ndërsa dy thasë të tjerë me marijuanë janë gjetur të përzier me pelet, një materie për ngrohje.

Policia pastaj ka bastisur shtëpitë e dy personave të dyshuar, njëri nga të cilët me shtetësi austriake. Gjatë bastisjeve janë gjetur dy armë gjuetie me 56 fishekë, ndërsa në shtëpi nuk ka qenë njëri nga të dyshuarit.
largea_droga-gome-780x4391461416309

loading...

loading...