Shi e breshër në Malishevë (Foto)

Sot pasdite, ka rënë një shi i rrëmbyeshëm i përcjellë me breshër, në territorin e Komunës së Malishevës, me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sidomos në bujqësi, përderisa janë regjistruar edhe vërshime në disa pjesë të Komunës së Malishevës, ndërsa ekipet emergjente, kanë dalë në teren duke ju dal ë në ndihmë qytetarëve.

Sipas drejtorit të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, shiu i cili ka filluar pas orës 16:00, ka shkaktuar dëme dhe vërshime, sipas informatave të marra nga terreni, ndërsa ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka pasur thirrje nga qytetarët,transmeton indeks.

Sipas njoftimeve të para, është bllokuar rruga Malishevë-Rahovec, konkretisht në lagjen e Gurit në Malishevës, ku vozitësit, duhet të përdorin rrugë alternative. Po ashtu vërshime janë regjistruar edhe në disa lokale afariste.
Ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, menjëherë kanë dalë në terren, sikur edhe Policia e Kosovës dhe zyrtarët e drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim./LajmeOnline/