Shfrytëzonte gruan për prostitucion, shqiptari e pëson keq në Greqi

Një 45-vjeçar shqiptar u vu në pranga nga policia greke, pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij 30 vjeç.Shqiptari u arrestua në Keratini pas hetimeve të policies që zbuluan veprimtarinë e tij të paligjshme.

Në këmbim të përtimeve monetare, shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare, me origjinë shqiptare.
d
Në momentin e arrestimit, policia i gjeti atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin ilegal.

Sipas hetimeve të policisë, 45-vjeçari shqiptar vepronte profesionalisht dhe kishte shfrytëzuar gruan e tij në klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë, kundrejt një shpërblimi financiar. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë i ditur.

Mesa duket kriza në Greqi ka bërë që shqiptari të mund të ndërmarrë një hap të tillë në jetën e tij. Apo mbase ka qenë një martesë e shtirur.