Sheryl Crow u bënë thirrje radiove që t`i paguajnë këngëtarët

loading...

f1_29sher1364569233

loading...
Këngëtarja Sheryl Crow ka kërkuar që artistët të paguhen kur këngët e tyre të lëshohen në transmetim në radiot amerikane, pas njoftimeve për bankrotimin e Dionne Warwick.

Veterania e muzikës R&B ka pasur borxh 6.7 milionë funte dhe dokumentet e paraqitura në gjykatën e New Jersey kanë treguar se këngëtarja e hitit “Walk On By” ka falimentuar pasi që ka pasur vetëm 6.30 funte kesh për t`i mbuluar shpenzimet e saj mujore.

Borxhi i saj më së shumti është krijuar nga taksat e papaguara, por Crow beson se këngëtarët do të kishin gjendjen më të mirë nëse atyre do t`u paguhej honorari nga radiot të cilat transmetojnë këngët e tyre.

“Dionne Warwick nuk paguhet për këngët e saja të mrekullueshme kur ato transmetohen në radio”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Keq – Amerika nuk paguan artistët dhe muzikantët për performancat e tyre në radio. Vetëm shkrimtarët paguhen. Ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë”, shtoi ajo.

loading...