Sherri pas kthimit të kunatës, nusja tenton ta djegë bashkë me vjehrrën

“Panorama.al” ka arritur të sigurojë detaje të tjera nga ngjarja e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës, ku nusja ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën.

Gazetari i “Panorama.al” në Shkodër ka takuar nga afër në banesën ku ndodhi ngjarja Angjelina Palushajn, vjehrra e nuses.

shtepia ku ka ndodhur ngjarja
shtepia ku ka ndodhur ngjarja

Ajo edhe pse është munduar ta minimizojë ngjarjen e ndodhur, nën zë e ka pranuar se ka pasur një debat në familje që u pasua me aktin ekstrem të nuses së quajtur Ela Palushaj.

Sipas rrëfimit të vetë vjehrrës, “prej 10 ditësh, vajza ime Nora Palushaj është ndarë nga bashkëshorti dhe ka ardhur në shtëpinë e nënës. Pasi ka ardhur kanë nisur debate të cilat më pas kanë çuar në ngjarjen e e ndodhur mbrëmë”.

vjehrra e nuses se arrestuar, Angjelina Palushaj
vjehrra e nuses se arrestuar, Angjelina Palushaj

Bashkëshorti i nuses, Elës, njëkohësisht djali i Angjelinës, i quajtur Lul Palushaj është munduar që ta ndalë bashkëshorten e tij në momentin që ajo ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën.

Policia ka arrestuar nusen dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.