Sherri i përgjakshëm mes 4 grave në Durrës, zbulohet motivi dhe publikohen pamjet

Ditën e djeshme në plazhin e Durrësit u shënua një sherr mes katër grave që përfundoi në gjakosje.
Gjatë konfliktit fizik të tyre u përdorën dhe mjete të forta, ndërsa në redaksinë e DurrësLajm janë dërguar dhe foto gjatë përleshjes së tyre.

Dy familjet e përfshira në sherrin e një dite më parë ziheshin prej kohësh për shkaqe pronësie.

Dy prej grave që duken edhe në foto, me hunj në dorë, kanë goditur duke lënë të gjakosur njërën nga gratë e palës tjetër, që sipas dëshmitarit është shtetësja A.B.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, që mund të merrte përmasa edhe më tragjike.