Sherr mes tre të rinjve, plagoset rëndë njëri prej tyre

392909_474624895924638_120223787_n

Një sherr mes tre të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal të lagjes “Xhile Liçi” të qytetit të Gramshit, ku njëri prej tyre është plagosur rëndë.

Mësohet se 35 vjeçari me inicialet J.J., është plagosur rëndë pasi është goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se i lënduari është konfrontuar me dy të rinjtë të tjerë pas një konflikti të çastit. Policia mbërriti në vendngjarje por dy personat e tjerë që rrahën 35-vjeçarin u larguan nga vendngjarja.

Megjithatë, policia ka bërë të mundur ndalimin e njërit prej agresorëve, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. I arrestuari është shtetasi Ermir Kumria 30-vjeç, banues i lagjes “Xhile Liçi