Sherr me thika në Tiranë, plagoset tranvestiti Anxhela

Sherr me thika në Tiranë, plagoset tranvestiti Anxhela
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet ka ndodhur një sherr me thika, ku si pasojë mësohet të ketë mbetur i plagosur tranvestiti Anxhela.Policia ka njoftuar se menjëherë pas sherrit Anxhela ka përfunduar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar.Shkaqet e këtij konflikti nuk dihen ende, por policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.