Sherr i madh mes kosovarëve në Sarandë, dhëndri dhunon bashkëshorten dhe vjehrrin

Një sherr i madh brenda familjes mes disa kosovarëve që kishin zgjedhur pushonin në plazhin e Sarandës, ka përfunduar me dhunë dhe arrestime në polici.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në lagjen Nr.1, të qytetit të Sarandës, ku 23 vjeçar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vjehrrit, çka ka sjellë më pas ndërhyrje të peronave të tjerë duke e përshkallëzuar më shumë sherrin dhe dhunën.

Policia njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banues në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal.