Shëroni djegiet në trup me ujë e mjaltë

Një kontakt me hekurin e nxehte apo me ujin qe përvëlon dhe lëkura juaj skuqet dhe dhemb. Ja si ta shëroni.

Ka momente kur nuk e keni mendjen dhe digjeni me hekur te nxehte apo ju bie uji i përvëluar. Lëkura skuqet, dhemb dhe mund te fryhet. Nëse nuk keni një krem te posaçëm ja çfarë duhet te bëni.

• Vendoseni menjëherë zonën e djegur poshtë çezmës ne një largësi prej 15cm. Mbajeni ashtu për 15 minuta. Kjo do te frenoje përhapjen e nxehtësisë ne thellësi. Thajeni me pas me një peshqir steril.

• Vetëm nëse iu formohet flluske përdorni pak mjaltë. Ajo favorizon shërimin e te djegurës duke stimuluar shumëfishimin e qelizave. Kjo është vërtetuar nga studiuesit dhe tashme ky përbërës gjendet edhe neper kremrat qe blihen.

• Nëse te djegurat janë ne fytyre shkoni menjëherë tek mjeku sepse mund t’iu ngelet shenje.