Shënon kosh nga mesi i fushës, tifozi fiton 75 mije dollarë (VIDEO)

Bujë e lumturi edhe mes kampionëve të NBA.

Mes pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes midis Miami Heat dhe Detroit, një spektator u vendos me short për të arritur një sipërmarrje të pamundur: të qëllojë kosh me vetëm një gjuajtje nga mesfusha. Dhe për fat që 50-vjeçari ja doli mbanë, duke fituar 75 mijë dollarë për këtë arritje, citon indeksonline.

Përveç dollarëve, ai gjithashtu fitoi edhe një përqafim të papërmbajtshëm të yllit të basketbollit amerikan, Lebron James./24oreinfo.com

Ndiqni pamjet :