Shenjat se me vetëdije po e sabotojmë lidhjen

loading...

55dep1

loading...
Të gjithë ne i fajësojmë partnerët për dështimin e lidhjes. Por, shpeshherë ndodh që jemi pikërisht ne fajtorët për dështimin e saj.

 

Jini të sinqertë ndaj vetes tuaj!

Me rëndësi është të jeni krejtësisht të sinqertë ndaj vetes tuaj. Nëse partneri juaj nuk mund të ju dashurojë ashtu siç jeni, atëherë lidhjes vendosjani pikën. Nuk keni pse ta vazhdoni lidhjen kur e dini se nuk ka dashuri të vërtetë.

 

Dini vlerat tuaja

Nuk mund të hyni në lidhje me shpresën se personi tjetër do të jua plotësojë mangësitë. Duhet të jeni të pavarur, me vetëbesim dhe t’i dini vlerat, por edhe mangësitë tuaja. Nëse kryesisht jeni negativ, të mërzitur, partneri juaj do të ndalojë së konsideruari si person atraktiv dhe tërheqës.

 

Mos bëni kompromise për gjithçka

Për t’ia vendosur pikën lidhjes suaj, gjëja më e tmerrshme që mund të bëni është të bëni kompromise në secilën situatë, kur atë partneri e pret nga ju. Mos pranoni në asgjë më pak se sa që e keni merituar.

Mos flitni negativisht për veten tuaj!

Shpeshherë për ta qetësuar parterin pas një grindjeje apo për ta ngritur egon e tij/saj, futemi në kurthe duke folur gjëra negative për veten. Mos lejoni që një sjellje si kjo të ju shndërrohet në shprehi. Kjo shprehi shumë shpejt i shkon në nerva edhe partnerit, kështu që paraqet një sabotim në lidhjen tuaj.

loading...