Shenjat që u tregojnë se i pëlqeni

loading...

timthumb (1)

loading...
Nuk ka person që këtë nuk e ka kaluar: vazhdimisht e keni në kokë mashkullin tuaj të lagjes, ndërsa shenjat që u dërgon janë paksa të pakuptueshme. As vete më nuk e dini se a i pëlqeni atij apo dëshira për të qenë me të u shtynë t’i interpretoni sinjalet ashtu si ju përgjigjen.

Ngjarja në të cilën të gjithë jeni gjendur: për shembull ke njoftuar ndonjë djalë simpatik, biseda është zhvilluar për mrekulli, kanë qenë momente argëtuese dhe mezi keni pritur takimin tuaj të ri. Por në takimin e ri gjërat nuk kanë rrjedhur ashtu siç keni dëshiruar, ai ka mbajtur një distancë me ju. Me të drejtë parashtroni pyetjen se ku keni gabuar. Para së gjithash, analizoni tërë situatën, pasi që ndoshta vetëm keni menduar se ai po flirton me ju, ndërsa në të vërtetë ka qenë vetëm miqësor me ju.

Dijeni se ekzistojnë ata djem të cilët vazhdimisht dëshirojnë të qëndrojnë afër femrave, dhe me këtë rast të mos kenë ndonjë qëllim serioz, por vetëm kënaqen me aktin e flirtimit. Disa këtë e bëjnë pa vetëdije, pa asnjë paramendim, vetëm për argëtim.

Nga ana tjetër, disa djem janë shumë të mirë kur janë vetëm me vajzën, derisa kur janë në shoqëri janë “cool-era” dhe u injorojnë, që pajtohemi se është vërtetë situatë frustuese. Megjithatë, edhe pse pjesëtarët e gjinisë mashkullore ndonjëherë me vështirësi e paraqesin pëlqimin, nëse vërtetë u pëlqeni, ata sigurisht nuk do të ngurrojnë që edhe në prani të miqve t’ua shpreh simpatinë.

Ja disa shenja që u tregojnë se i pëlqeni dhe dëshiron të ketë në lidhje me ju:

– Shpesh e shqipton emrin tuaj kur të flisni dhe rastësisht ju prek.

– Djemtë pa vetëdije qëndrojnë drejt dhe e tërheqin barkun brenda kur janë në shoqëri të vajzës e cila u pëlqen pasi dëshirojnë ta impresionojnë.

– Pavetëdije kopjon lëvizjet tuaja.

– Kur është me ju nuk i vëren femrat tjera, edhe pse duken si Rosie Huntington-Whiteley apo Mila Kunis.

– Lehtësisht i ngritë vetullat kur ju shikon.

– Nëse e tregon ndonjë barsoletë, së pari shikon në ju dhe pret reagimin tuaj.

– Ka mbajtur në mend disa gjëra të cilat u keni thënë.

– U shikon derisa mendon se ju nuk po e vëreni këtë.

– Nëse lehtësisht përkulet para jush, kjo është shenjë e qartë se i pëlqeni.

– Sikurse femrat që luajnë me flokët kur ndonjë mashkull u pëlqen, njëjtë veprojnë edhe meshkujt, duke kaluar me gishtërinj nëpër flokë.

loading...