Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë urgjente për ndihmë

Trupi jonë është një mekanizëm, ku ndodhin shumë procese në të njëjtën kohë. Dhe ndonjëherë ai na jep neve shenja kur ka nevojë për ndihmë.

Shumë herë ndodh edhe që i injorojmë dhe kjo sjell probleme shumë të rënda shëndetësore. Këto janë disa raste kur trupi po përpiqet t’ju tregojë se ka nevojë për ndihmë urgjente:

Pagjumësi, nervozizëm dhe dhimbje këmbësh;

Nëse ju i keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për magnez dhe potasium. Për të marrë këto elementë, konsumoni sa më shumë domate, portokalle, banane dhe spinaq.

Lëkura e thatë;

Lëkura e thatë tregon se ju keni një mungesë të theksuar të vitaminës E. Kini parasysh që duhet të hani sa më shumë perime, vaj ulliri, arra, bajame dhe peshk.

Dëshira për të ngrënë akull;

Nëqoftëse keni gjithmonë një dëshirë për të ngrënë akull, ju mund të vuani nga anemia, pra mungesa e hekurit. Ushqimet që përmbajnë shumë hekur janë mishi dhe vezët.

Thonj dhe flokë të dëmtuar;

Kjo është një shenjë që trupi juaj vuan nga mungesa e vitaminës B. Pini më shumë qumësht dhe hani më shumë kërpudha.