Shenja të hershme që paralajmërojnë kancerin e mushkërive

Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt.
Këta të fundit kanë mundësi 1 në 14 për të zhvilluar këtë sëmundje, ndërkohë që një në 17 femra mund të preket nga kanceri i mushkërive.
Ndonëse pirja e duhanit e rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive, këto statistika përfshijnë si duhanpirësit dhe jo duhanpirësit.
Kanceri i mushkërive është vdekjeprurës, por njohja e shenjave dhe simptomave të hershme shpëton jetë.

1. Kollë e vazhdueshme

2. Vështirësi në frymëmarrje

3. Dhimbje gjoksi

4. Gulçimet, fishkëllim gjatë frymëmarrjes

5. Ndryshim në zë

6. Humbje e pashpjegueshme e peshës