Shenja e horoskopit, femra e kësaj shenje mund të mbetet beqare

1-1180-620x330


Femra Bricjap – Qëndrimi e saj ndaj jetës është real. E do qëndrueshmërinë. Vlerëson vetëm ata njerëz të cilët kanë vlera të caktuara në harmoni me kuptimet e saj. Në jetë nuk do të humbasë kohë me situatat joserioze dhe të parëndësishme. Urren bisedat e kota. Është realiste. Di saktësisht të vlerësojë rrjedhën e disa ngjarjeve dhe është organizatore e shkëlqyeshme.
Në punë, si edhe në jetë, nuk dëshiron që në çdo mënyrë të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Punon në mënyrë diskrete dhe të vyeshme. Vetmia është vatra e saj. Vetë vendos që në njëfarë mënyre të jetojë anash. Nuk do të mund të thuhej që është optimiste e madhe, ndërkaq jeta për të është shumë serioze. Nga të tjerët nuk pret shumë lumturi, nuk beson në kurrfarë magjie. Ajo jeton duke fantazuar, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë dhe e di mirë se çfarë pret prej secilit. Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën.
Është e vështirë për të që të jetë e qetë në situata romantike. Ka shumë dëshirë fizike nën sipërfaqen e ftohtë të Bricjapit, ndonëse shumica e njerëzve dyshojnë dhe ajo kurrë nuk kënaqet rastësisht. Një nga gjërat më tipike dhe të lezetshme rreth kësaj femre është edukata e saj e natyrshme dhe mënyra e hijshme që ka. Kryeneçësia mund të jetë një nga të metat e saj, por ajo nuk është e grindur apo e bezdisshme.