Shënim/ Problemi i Greg Ramës. Nuk janë vetëm syzet “Maybah”, por BMW-të e blinduara që ai qarkullon nëpër Tiranë (FOTO)


Në një artikull të vitit 2005, britanikja The Gurdian e përshkruante me këto fjalë 3 muajorin e pare të Presidencës së Viktor Jushçenkos, ish Presidentit të Ukrainës që erdhi në pushtet pas asaj që njihet si Revolucioni i Portokallinjtë.

The Guardian shkruante se: “Andry Jushçenko, djali i Presidentit të Ukrainës, ka përfundur në titujt kryesor të medias vendase. Mesa duket “djali i revolucionit portokalli” jeton në luks. 19 vjeçari Adrey Jushçenko, udhëton më një BMW X5, e cila kushton diçka më shumë se 130 mijë euro. Sytë e dëshmitarëve thonë se djaloshi, injoron sinjalistikën rrugore dhe udhëton me shpejtësi deri në 100 km/h në rrugët e ngushta të Kievit”.

Greg Rama 25 vjeçar, është sot djali i parë i Kryeministrit Edi Rama, dhe që prej ditës së djeshme ka përfundur në faqet e para të portaleve online (duke qenë se media vizive dhe ajo e shkruar në Shqipëria janë gjunjëzuar përfundimisht përballë presionit qeveritar), për një palë syze të veçanta “Maybah” të cilat nëse janë reale kushtojnë jo më pak se 60 mijë euro. Sot Partia Demokratike reagoi për këto syze duke e cilësuar djalin e Kryeministrit “si studentin më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro”.

Por nëse për syzet “jashtë serie”, edhe mund të ketë ndonjë shpjegim, ajo që vështirë se mund të shpjegohet janë dy BMW-të në të cilat udhëton që prej 2013-ës, “djali i kryeRilindasit”. Njërën (BMW 740 i blinduar) me të cilën ngjitet e zbret sa herë shkon e vjen nga shtëpia e t’etit në Surrel dhe që e nget vetë, dhe BMW-në X5 me të cilën qarkullon nëpër Tiranë dhe që e gjesdis me shofer.

Sa për të telefonat e shtrenjtë është e kotë të flasim tashmë sepse, modelet më të fundit të Galaxy-ve dhe Iphone-ve edhe mund të kalojnë sëpari në duart e një 25 vjeçari dhe nuk është ndonjë çudi e madhe tashmë.

Greg Rama nuk është i njohur dhe shumë present në jetën publike shqiptare dhe mundohet të mbajë një profil të ulët, ndryshe nga djali i ish Presidentit të Ukrainës që sapo i ati mori iu fut salltaneteve dhe u bë “zot” i Kievit. Por ama, njësoj se i ati i Adrey Jushçenkos, edhe i ati i Gregut u mandatua nga shqiptarët pak a shumë në të njëjtën formë si mbështetje popullore si “Revolucioni i Protokallinjtë”në Ukrainë, “Rilindje” në Shqipëri.

Dhe kur djali i babit të vet zbret e ngjitet nëpër Surrel me BMW 740-she të blinduar dhe qarkullon nëpër Tiranë vetëm BMW X5, sytë e popullit shohin njësoj dhe gjykimi bëhet po njësoj, ashtu si edhe për syzet 60 mijë euroshe. /syri.net/
a1

a2

a3

a4

a5