SHENDETESI:Si t’i kurosh venat varikoze me domate të gjelbra

loading...

venat
loading...

Domatja e gjelbër është një ilaç i thjeshtë në shtëpi që mund të përdoret për të luftuar varicet.

Venat varikoze (varicet) apo damarët e zgjeruar, prekin rreth gjysmën e popullsisë adulte në SHBA, por jo më pak edhe në pjesën tjetër të botës.

Zakonisht, varicet krijohen nga presioni i gjakut nëpër vena dhe me kalimin e kohës dobësojnë muret e enëve të gjakut.

Shumica e njerëzve janë familjarizuar me vetitë që ka domatja për lëkurën, por jo të gjithë e dinë që domatja është shumë e mirë për kurimin e venave varikoze apo variceve, siç e përdorimin në gjuhën popullore.

Ka dy mënyra për shërimin e variceve duke përdorur domate të gjelbra ose domate të kuqe të pjekur.

Përdorimi:Fillimisht, merr një domate të gjelbër dhe laje mirë. Pastaj prite në feta të rrumbullakëta (unaza). Vendosi fetat e domates së gjelbër mbi venat varikoze, duke mbuluar kapilarët. Nëse e ndien të nevojshme, lidhe këmbën me një fashë të pastër.

Mbaje domaten në këto vende, derisa të kesh një ndjesi sikur po të shpojnë gjilpëra në lëkurë. Nëse nuk mundesh ta përballosh këtë ndjesi për një kohë të gjatë, atëherë hiqe menjëherë domaten në momentin që ndjen djegie, shkruan revista class. Laji venat me ujë të ftohtë.

Nëse i gjithë ky test shkon mirë, rezultati do të jetë shumë shpejt i dukshëm. Ky lloj trajtimi duhet të përsëritet pesë herë në ditë, mundësisht rresht njëra pas tjetrës.

loading...