“Shembet” perandoria e gjyshit seksi që tërboi vajzat, interneti i punon atë që s’ia priste mendja

loading...

loading...

Ai është një nga të pasurit e Italisë, i cili ndan me 11 milion ndjekësit që ka në Instagram, pjesë nga jeta luksoze me të dashurën më të re në moshë. Të dy duket se dinë të shijojnë jetën e shtrenjtë dhe nuk kursehen të tregojnë mirëqenien që kanë.

Por disa gjëra duket se janë duke ndryshuar për 50-vjeçarin Gianluca Vacchi. Kështu, jahti i tij luksoz është konfiskuar nga kreditorët, bashkë me disa prona të tjera. Ka mjaftuar ky lajm që në internet të shpërthejnë gallatat.

Trashëgimtari dhe drejtuesi i një perandorie të tërë industriale “tërboi” të rinjtë e të rejat (dhe jo vetëm), me mënyrën e jetesës, por tashmë njerëzit kanë nisur të tallen me të, duke vendosur fotot e Gianlucas në një varkë.

“I gjeni një punë”, shkruajnë me ironi përdoruesit e Twtterit, ndërsa ai vetë duket se e ka marrë me sportivitet këtë situatë.

loading...