Shefi i gatimit çudit me recetën e tij të pazakontë, të gjithë e gatuani gabim vezën

Të gatuash është art dhe ke detyrimin që duhet të jetë i shëndetshëm përveçse me një pamje të bukur. Kështu, edhe pse veza mendohet si ushqimi më i lehtë për t’u gatuar nga të gjithë me sa duket asnjëherë nuk kemi ditur ta përgatisim siç duhet.Një kuzhinier nga Kalifornia e veriut ka pohuar se ka gjetur recetën e përsosur për të gatuar vezët, por teknika e tij e pazakontë mbetet e diskutueshme, ndoshta duhet provuar.Ndryshe nga kolegët e tij, Daniel Patterson, nuk përdor tiganin për të bërë pjatën klasike të mëngjesit.Në vend të kësaj, ai rreh vezët dhe i derdh në një enë me ujë të valuar, siç mund ta shikoni edhe në video.Patterson nuk e përdor shumë të bardhën e vezëve prandaj e ndan atë nga e kuqja me anë të një site, i bashkon të kuqët e vezëve dhe i rreh më pas i hedh në ujin e valuar, sigurisht pa harruar pak kripë nga sipër, shkruan “MailOnline”.
Shikoni videon me poshte

Video