SHBA, zbulohet një meteorit i pasur me ujë!

b5681d34195cd2fe55587cecffa46754-370x270

SHBA – Një meteorit, 2,1 miliardë vite i lashtë, i zbuluar kohët e fundit në Afrikën e Veriut ndryshon nga të gjithë ata, që janë gjetur deri tani pasi është i pasur me ujë, bënë të ditur burime nga NASA.

“Shkëmbi bazaltik, një llavë e ngurtësuar që përbën këtë meteorit, është i ngjashëm me përbërjen e kores së Marsit”, – deklaroi Carl Agee, nga Universiteti i Nju Meksikos, në jugperëndim të SHBA-së.

“Meteoriti, që përmban rreth 10 herë më tepër ujë se të tjerët të njohura me prejardhje nga Marsi, të bën të mendosh se gjendej në sipërfaqen e Marsit 2,1 miliardë vite më parë”, – theksoi Agee.

“Meteoriti i quajtur NWA (Northwest Africa) 7034 dhe me nofkën ‘Black Beauty’, peshon 320 gramë”, – shtoi Agee.

“Meteoriti na jep gjithashtu një pamje të sipërfaqes së lashtë dhe kushteve të mjedisit në Mars si asnjëherë tjetër”, – u shpreh shkencëtari.