SHBA, prindërit djegin dhe varrosin të birin

ajdfhsjfcsz-300x180

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë tronditur nga një ngjarje e ndodhur atje, ku një fëmijë është vrarë nga prindërit e tij.

Nathan Sloop 34 vjeç, akuzohet për vrasjen e djalit të tij 4 vjeç Ethan, që pasi e dogji me ujë të nxehtë e groposi në një varr të cekët në malet Utah.

Dyshohet se krimi ka ndodhur në bashkëpunim mes bashkëshortëve dhe policia ka raportuar se e kanë torturuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijën.

Efektivët e SHBA-së kanë njoftuar se në dy raste të ndryshme gruaja e kishte larë të birin me ujë të valuar duke i djegur lëkurën. Nga ana e prokurorit të çështjes thuhet se prindërit akuzohen për indiferencë dhe shpërfillje ndaj jetës së njeriut, si dhe tortura ndaj djalit të tyre.