SHBA: Neser, Asteroidi ”Apophis” do t’i afrohet tokës, por pa rrezik

loading...

article-2259136-0F7D742200000578-679_634x414-634x320

loading...
UASHINGTON- Asteroidi ”Apophis”, që do t’i afrohet Tokës në vitin 2029 dhe mund ta godasë atë në vitin 2036, do t’i afrohet nesër planetit blu në një distancë prej 14,4 milionë kilometrash, theksuan sot astronomët amerikan.

Shkencëtarët e kishin vlerësuar fillimisht me 2,7 për qind mundësinë për një përplasje katastrofike në vitin 2029 me Tokën të këtij objekti qiellor të zbuluar në vitin 2004.

Por, sipas llogaritjeve të reja të kryera në vitin 2009 nga NASA për vazhdimin e një fluturimi të ngjashëm me Apophis, quajtur me emrin e një demoni në mitologjinë egjiptiane, përjashtoi këtë rrezik duke parashikuar tashmë një kalim më 13 prill 2029 me 22 208 kilometra nga Toka. Bëhet fjalë për distancën më të afërt të parë ndonjëherë në kohërat moderne.

Probabiliteti që asteroidi të përplaset me Tokën në vitin 2036 është një në 250 000, sipas llogaritjeve të reja nga Steve Chesley dhe Paul Chodas nga ”Jet Propulsion Laboratory” i NASA-s në Pasadena bazuar në teknikat e reja dhe të dhënat./BalkanWeb

loading...