SHBA kërcënon rënd Rusinë

Passport.jpg1
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Rusia do të përballet me sanksione të mëtejshme ekonomike, nëse marrëveshjet për armëpushim në lindje të Ukrainës, nuk zbatohen.

Pas takimit në Gjenevë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Kerry ka thënë se shpreson që armëpushimi të zbatohet plotësisht ditëve në vijim.

“Kam përsëritur urgjencën që liderët e Rusisë dhe separatistët që ata mbështesin, të zbatojnë marrëveshjet e Minskut, kudo, përfshirë Debaltseven, Mariupolin dhe zonat e tjera strategjike”, ka thënë Kerry.