SHBA, kamarierja kryen marrëdhënie me 15-vjeçarin në dush, kapen nga babai i djalit

kamarierja-620x330

Një kamariere në një lokal striptizmi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar dy ditë më parë pasi u kap duke i kryer seks oral një djali 15 vjeç në dush.
Ngjarja u zbulua nga babai i adoleshentit, i cili i kapi të dy në flagrancë. Ciara Danielle Stokes 29 vjeç akuzohet për veprime të turpshme me një të mitur.
Sipas policisë, ajo banonte ngjitur me shtëpinë e 15-vjeçarit dhe shkoi në banesën e tij për të bërë dush për shkak të një defekti teknik me tubacionet e ujit në apartamentin e saj. Më pas, ajo ftoi adoleshentin që të futej në dush së bashku me të.
Babai i djalit u zgjua nga zhurmat që vinin nga tualeti dhe i gjeti të dy në dush. Sipas raportit të policisë, kamerierja nuk mbante mend shumë mirë çfarë kishte ndodhur, pasi ishte në gjendje të dehur.