SHBA, 2-vjeçarja nuk vesh dot pantallonat dhe telefonon policinë: Është emergjente

2-vjecarja-620x330

Departamenti i policisë në Greenville në Karolinën Jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kurrë nuk e kishte menduar se do të merrte një telefonatë emergjentë nga një vajzë 2-vjeçare.
Por, kështu ndodhi kur Aaliyah Ryan telefonoi numrin 911. Mamaja e vogëlushes e kishte mësuar që në rast emergjence duhet të telefononte në numrin e policisë, 911.
Por, arsyeja ishte vërtetë speciale. 2-vjeçarja i shpjegoi policisë se nuk ngrinte dot pantallonat dhe për këtë arsye nuk vishej dot. Oficerja e policisë që mbërriti në shtëpi tha se ky ishte vërtetë një rast i veçantë. Kur mamaja e vogëlushes u kthye nga puna, i shpjegoi asaj kuptimin e vërtetë të emërgjencës dhe kur duhet të telefononte policinë.