Sharje dhe fyerje mes deputetëve Zeqiri dhe Gjorçev, evitohet rrahja

loading...

izet_zeqiri_967615386

loading...
Situata e tensionuar në rrugët e Shkupit të shtunën është reflektuar edhe brenda ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë, ku është zhvilluar seancë e jashtëzakonshme. Një incident ka ndodhur mes deputetit të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev.

Deri sa deputeti Zeqiri ka përcjellë lajmet në TV për incidentet në rrugët e Shkupit, aty ka kaluar deputeti Gjorçev i cili ka bë disa komente negative në llogari të protestuesve. Kjo e ka irrituar deputetin Zeqiri i cili i është përgjigjur komenteve të Gjorçevit.

Biseda mes tyre është “nxehur” dhe ata kanë filluar të shkëmbejnë mes veti edhe sharje dhe fyerje. Siç zbulon një burim për “Lajm”, deputeti Zeqiri është nisur në drejtim të Gjorçevit që të ballafaqohet edhe fizikisht me të, mirëpo është penguar nga sigurimi.

“Falë ndërhyrjes së sigurimit u evitua incidenti fizik”, ka konfirmuar incidentin për “Lajm” deputeti Izet Zeqiri. Ky incident ka ndodhur te holli para sallës së Kuvendit

loading...