Shaqiri, Xhaka e Januzaj nuk do të vijnë te Kosova


Yjet si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Adnan Januzaj etj, nuk do të vijnë të luajnë për Kosovën.
Për këtë është i bindur futbollisti kosovar, Denis Markaj, i cili e ka dhënë një intervistë për “ticinonews.ch”, përcjell Zëri, ku e ka shprehur gëzimin e tij për pranimin e Kosovës në shtëpinë e futbollit evropian.
“Jam me të vërtet i lumtur. Kam lexuar për pranimin e Kosovës, njerëzit e prisnin gjatë këtë ditë. Tash, ata që do ta veshin fanellën e Kosovës, do të luajnë për diçka, jo vetëm për të luajtur”, deklaroi mbrojtësi i Aaraut, i huazuar tek Le Mont.
Ai madje në tetor të vitit të kaluar i ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, ndaj Guinesë Ekuatoriale dhe me Shqipërinë.
“Është e vërtet që ta jep një ndjenjë ndryshe vendi ku je lindur dhe ku prej nga e ke familjen. Mirëpo, nga ana tjetër, është përfaqësuesja për të cilën ke luajtur. Sipas meje, nuk do të dalë ndonjë lojtar që do ta ndërrojë Përfaqësuesen. Për lojtarët e rinj, është një çështje tjetër. Ndërsa, për ata që kanë luajtur për Përfaqësueset A të vendeve tjera, mendoj se do të jetë vështirë se do t’i lënë ato”, përfundoi Markaj.
xs