Shaqiri, Xhaka, Behrami, ”keq” për Kosovën (FOTO)


Kujtim Shala ka thënë se Kosova nuk duhet t’i froje yjet e ekipit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami.
Një deklaratë befasuese vjen nga ish-trajneri i Prishtinës, dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Kujtim Shala.
Ai ka folur për mediat kroate, për pranimin e Kosovës në UEFA.
Në pyetjen për yjet kosovarë që luajnë për vendet tjera, ai tha se është e pandershme që Kosova t’i ftojë ata.
“Është e pandershme me i marrë ata, Shaqirin, Xhakën, Behramin, sepse ata tashmë janë bërë pjesë e atyre Kombëtareve qe një kohë të gjatë, janë stabil aty. Ato vende tashmë janë vende të tyre. Kosova ka lojtarë aktualë që janë shumë cilësor sidomos në diasporë dhe që munden me ju shërbyer”, deklaroi Shala për ‘tportal.hr’, raporton Gazetaolle.com.
Sidoqoftë, ai në fund tha se nëse ata vetë ofrohen, atëherë nuk mund t’ju thuash jo ose t’i largosh.
s1

s2