Shaqiri nuk është në planet e Guardiolës

shaqiri12

Ndonëse luan sezonin e tij të parë në Bayern Munich, megjithatë, ky kampionat mund të jetë i fundit për mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqirin tek gjigantit gjerman.

Trajneri i ri i “bavarezëve”, Pep Guardiola ka nisur të ndërtojë Bayernin e ri. Sipas ‘Gerüchteticker.com’, reprezentuesi shqiptar i Zvicrës nuk është në planet e ish-trajnerit te Barcelonës.

Thuhet se Guardiola dëshiron që në klub të sjell mesfushorin turk të Atletico Madridit, Arda Turan, i cili do t’ia rrezikonte pozitën kosovarit të lindur në Gjilan, shkruan Kosovapress.

Xherdan Shaqiri në pjesën e parë të garave tek Bayerni ka shfaqur përformance të mirë duke shënuar katër gola dhe duke bërë gjashtë asistime. Kujtojmë se kosovari verën e vitit të kaluar u transferua nga ekipi zvicran i Baseli në “Alianz Arena”.