Shaqiri: Ky është skenari që iu montua grupit të Kumanovës


Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha, ka rrëfyer për dyshimet e tij se si ka mundur që rasti i Kumanovës të montohej.
“Rasti i Kumanovës ku ranë në kurth disa shokë tanë të UÇK-së, në të ardhmen do të jetë një ndër rastet më të komplikuara, që kanë arritur të përgatisin me precizitet te lart politikanet dhe shërbimet e një shteti”, ka thënë Shaqiri, transmetojnë mediat shqip në Maqedoni.
Ja çka thotë Shaqiri:
Politikanët me postierët e tyre kanë arritur ti bindin djemtë e UÇK se tani është momenti shumë i mirë për ti lëvizur punët me armë në favor të shqiptarëve;
Në anën tjetër shërbimet sekrete maqedonase për ta konspiruar grupin e Kumanovës që të merr kurajo që sa më shpejtë të futen me armë në Maqedoni , kanë marr kontakt me 2 persona te grupit dhe janë takuar në Prishtinë .
Tre persona të sigurimit të shtetit maqedonas janë futur në Kosovë me veturën diplomatike të ambasadorit maqedonas në Prishtinë, njëri ka qenë shqiptar e dy agjentet tjerë maqedonas.
Në hyrje të vendit ku janë takuar ne Prishtinë 3 agjentët e shtetit maqedonas janë kontrolluar në detaje mos kanë mjete të përgjimit. Takimi ka zgjatur mbi 3 orë kur dhe është incizuar e gjithë biseda mes 2 personave të grupit dhe 3 agjentëve të shërbimeve sekrete.
Më i zëshmi në këtë takim për konspiracion ka qenë agjenti i shërbimit sekret të ushtrisë maqedonase, Goran Sofevski, tani më i likuiduar diku në male gjoja se ka pasur infarkt.
Ky iu thotë djemve; Ju lutem mos filloni tani konflikt në Maqedoni se situata është e rëndë dhe ne si shtet kemi probleme të mëdha politike dhe ekonomike, psh: nëse nisen tanksat e ushtrisë prej Shkupit për Kumanovë, në gjysmë të rrugës mbesin ato pa naftë edhe helikopterët nuk kemi drejt t’i përdorim, etj.
Konspiracione indirekte, e gjithë kjo që e them është e incizuar dhe në duar të sigurta.
Në anën tjetër amerikanet si duket at ditën e konfliktit në Lagjen e Trimave në Kumanovë e kanë koncentruar satelitin në Maqedoni dhe kanë përgjuar çdo bisedë telefonike dhe pa dyshim se Sasha Mihajllkovi dhe Gordana Jankullovsa, personat më të afërt të kryeministrit Gruevski , kanë biseduar në telefona të sigurt se nuk i dëgjon askush dhe kanë bërë gabime në bisedat e tyre se si i futëm në kurth shqiptaret e amerikanët për atë edhe i kanë ftuar në ambasadë për t’iu treguar dëshmitë ‘ se ju i keni montuar këtë skenar dhe tani largonu nga postet tuaja, ose po ua publikojmë dëmshmit në publik.
Por jashtë lojës së tradhëtisë nuk janë as personat nga BDI-PDSH. E vërteta gjithmonë vonon por del ne shesh. Prandaj zbardhja e këtij rasti duhet të drejtohet jo nga maqedonasë, por nga ndërkombëtarë, ku do të dënohet shteti dhe pushtetarët dhe djemtë e UÇK që kanë qenë viktima të lirohen , në të kundërtën shteti maqedonas ka marr përvojë të madhe me procese te montuara ndaj shqiptareve, nuk do të gjen stabilitet. Nuk ka stabilitet në një shtet ku kriminelet udhëheqin politikën.
Untitled