Shaqiri: Juventus, opsion i mirë

Ylli i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri,i cili ndodhet për pushime në këto momente, ka dhënë një deklaratë për të përditshmen italiane, Tuttosport, në lidhje me interesimin që ka shprehur Juventusi për të.

Lojtari që shkëlqeu me Zvicrën në kampionatin botërorë, e konsideron një opsion të mirë kampionin e Italisë, por se ai ende nuk është në dijeni për interesimin e tyre.
“Juventusi është një opsion i mirë, ata janë një skuadër e madhe dhe nuk ka lojtar që nuk dëshiron të jetë pjesë e tyre”, deklaroi Shaqiri.

“Juventusi nuk do të ishte një hap prapa në karrierën time, por unë për momentin jam në pushime dhe vëllai im merret me të ardhmen time, unë nuk e di nëse Juventusi i ka bërë ndonjë ofertë Bayernit për mua”, shtoi Shaqiri.