Shaqiri dridh Zvicrën: Mund të luaj për Kosovën

Mesfushori Xherdan Shaqiri në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka thënë se në të ardhmen e afërt mund të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
Gjatë intervistës, Shaqa ka folur për mundësinë e Federatës së Futbollit të Kosovës që të pranohet nga FIFA dhe pas këtij vendimi ai mendon të braktisë Zvicrën për Kosovën.

“Të ndryshoj përfaqësuesen është e mundur, por tani nuk është momenti për të jap një mendim pasi nuk ka asnjë vendim zyrtar”, ka thënë Shaqiri.

“Unë shpresoj se ekipi kombëtar i Kosovës të njihet nga FIFA, por unë tek Zvicër jam shumë rehat dhe i lumtur, me Zvicrën kam bërë gjëra të mëdha. Ne po flasim si qëndrojnë gjërat tani për tani, por ekziston edhe mundësia që edhe të qëndroi tek Zvicra”, ka shtuar ai.

“Në fakt unë e kam filluar karrierën time në një qytet të vogël të Kosovës”, ka thënë veç të tjerash përfaqësuesi i Zvicrës.
Passport.jpg1