Shaqiri dorëzon në Lisbonë trofeun e Ch. League

loading...

loading...
Xherdan Shaqiri ambasador i Bayernit të Mynihut. Sulmuesi me origjinë kosovare ka shoqëruar shefin ekzekutiv të shoqërisë, Karl-Heinz Rummenigge drejt Lisbonës ku dorëzoi trofeun e UEFA Champions League të fituar një vit më parë në Londër. Në ceremoninë simbolike që u zhvillua në kryeqytetin portugez, ishte i pranishëm ambasadori i finales, Luis Figo dhe presidenti i UEFA-s, MIchel Platini. Rummenigge dhe Shaqiri ia dorëzuan trofeun me veshë të mëdhenj numrit 1 të UEFA-s dhe kryebashkiakut të Lisbonës, Antonio Costa për finalen e muajit të ardhshëm që do të zhvillohet në stadiumin “Da Luz”.

Gjatë fjalës së tij, Platini u shpreh i kënaqur që Lisbona pret pas shumë viteve mungesë një finale të UEFA Champions League, duke shtuar se stadiumi “Da Luz” është i mrekullueshëm dhe mëse i përshtatshëm për të organizuar të tilla evente. Finalja e fundit e Champions League e zhvilluar në Lisbonë daton në vitin e largët 1967, ndërsa stadiumi “Da Luz” priti edhe ndeshjen e fundit të Euro 2004 mes Portugalisë dhe Greqisë ku kombëtarja helene u shpall kampione Europe për herë të parë në histori.

loading...