Shaqiri do të jetë titullar te Bayerni i Guardiolas

Shaqiri1

Pep Guardiola dihet se i preferon lojtarët me shtat të shkurtër dhe kjo mund të jetë përparësia e Xherdan Shaqirit që të luajë në formacionin bazë të Bayern Munichut.
Në Barcelonë, trajneri spanjoll kishte në skuadër yjet Lionel Messi, Xavi Hernandez e Andres Iniesta, që të tre të shkurtër, kështu që tek gjiganti bavarez ai do ta gjejë yllin kosovar, që ka të njëjtat përmasa trupore.
Sipas medieve gjermane, trajneri spanjoll po mendon që t’ia besojë Shaqirit një vend në 11-shen e parë, në krahun e majtë ose të djathtë, duke e lënë kështu në bankinë Arjen Robbenin.
Këtë variant, thuhet se Pep do ta eksperimentojë më 4 korrik, kur përgatitjeve do t’u bashkohen të gjithë futbollistët që do t’i ketë në dispozicion sezonin tjetër. /LajmeOnline/