Shaqiri dhe Ribery e hedhin për toke Mandzukiçin (VIDEO)

loading...

loading...
Trikut të rrëzimit të futbollistëve në stërvitje nuk i ka shpëtuar as sulmuesi kroat i Bayern Munchn, Mario Mandzukiç.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe ai francez, Franck Ribery vazhdojnë të jenë lojtarët që mbajnë lart moralin e bavarezëve gjatë fazës përgatitore.

Për diçka të tillë duhen aftësi, shaka, por edhe “viktima”, në këtë rast Mandzukiç.

Nuk është hera e parë që kroati bie pre e “lojërave” të Shaqirit dhe Ribery. Gjilanasi dhe francezi pas një tallje në bashkëpunim me një lojtar tjetër, që qëndronte, Contento, mbrapa e kanë shtyrë dhe rrëzuar gjigandin nga Kroacia.

Gjithçka më pas vijoi në një atmosferë shumë miqësore dhe plot të qeshura.

loading...