Shala: Mos e votoni Tribunalin!

loading...

loading...
Në emisionin Puls të KTV-së është diskutuar për krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Deputeti i PDK-së Halit Krasniqi thotë se ky Tribunal dëmton shumë imazhin e Kosovës .Sipas tij, kjo për shkak se shumica e pretendimeve të Dick Martit janë liderët kryesorë të vendit ata që duhen gjykuar. “.Ky sistem i drejtësisë Euleksi i ka arrestuar personalitetet më të mëdha që nga komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së e shumë personalitete të njohura. Formimi I kësaj gjykate është atak ndaj drejtësisë dhe shfaqet një mosbesim ndaj shtetit. Raporti i Dick Martyt është i tmerrshëm monstruoz dhe dihet krejt kundër kujt është luftë kundër establishmentit politik”

E Behxhet Shala nga KMLDNJ thotë themelimin e Tribunalit e ka quajtur diskriminues, meqë sipas tij ky tribunal quhet “Tribunali për Krime të UÇK-së “

“Po të ishte ky tribunal për të gjitha nacionalitetet është në rregull por kështu veq për shqiptarë është diskrimunes. Ne i kemi rreth14 mijë veta të vrarë shqiptarë e të masakruar e rreth 2 mijë të zhdukur e të dënohemi vetëm ne kjo është diskriminuese nga një senator siç është Dick Marty, ku rrjedhin akuza monstruoze për trafikim të organeve”, është shprehur Shala.

“ Unë po të isha deputet nuk do ta votoja këtë Tribunal. Lene ju imazhin, Kosova nuk ka imazh kur dihet se 70% janë të pa punë , 60% të varfër dhe korrupsion katastrofal duke mos e shtri sovranitetin e vendit . Kosova s’ka Imazh hiç”, ka vazhduar Shala.

Ai ka thënë se do të votonte krijimin e Tribunalit vetëm në rast se do të formohej për të gjithë, pa dallim nacionaliteti.
Ndërsa avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se krijimi i gjykatës speciale, është pasojë e qeverisë, meqë kjo e fundit ka injoruar akuzat e Dick Martyt dhe nuk është marrë fare me to.

“ Kjo gjykatë speciale ka konotacion politik. tash ka filluar propaganda e miqëve tanë ndërkombëtarë për me e votu, motori kryesor i kësaj është Carla Del Ponte. ish-Kryeprokurorja dhe ish Sentari i Dick Marty, edhepse hierarkia e Kosovës e ka injoruar, duke menduar se do të kaloj lehtë bile as librin nuk e kanë lexuar. Me u pasë marrë në atë kohë me atë raport kjo do të parandalohej, ,pra injorimi i establishmetit shtetëror të merret pas shpalljes së pavarësisë me këto deklarime që të formojë një gjykatës speciale për krime lufte”, ka thënë Gashi.

.E avokati Dastid Pallaska ka spjeguar se gjykata speciale për krime lufte ka të bëjë me një sistem paralel të drejtësisë, që sipas tij e tëra kjo ka rrjedhur nga raporti i senatorit Dick Marty.

“Mekanizmi i kësaj Gjykate nuk e përfshin vetëm gjykatën e shkallës së parë dhe nivelin e dytë por edhe nivelin kushtetues, edhe pse selia është thënë që do jetë në Kosovë e gjithë veprimtaria e saj do të zhvillohet jashtë Kosovës. Nuk besoj qe po krijohet gjykatë vetëm për shqiptarë kjo është vetëm një akuzë. Fajin për gjithë këtë e e kanë ata të cilët e kanë sjellë në këtë gjendje shetitn tonë”, ka thënë Pallaska.

loading...