Shakira, mbretëresha e Facebook-ut

0Shakira është personi më i ndjekur në Facebook, me më shumë se 100 milionë ndjekës. Ky është numri më i madh i pëlqimeve, i arritur deri më sot. Origjinaliteti i postimeve dhe kapaciteti për t’i bërë pjesë të faqes edhe admiruesit e muzikës së saj, e ka renditur popstaren kolumbiane Shakira, si një ndër personazhet më të ndjekura të Facebook-ut.

“Jam shumë e nderuar dhe e surprizuar. Kjo arritje konfirmon lidhjen e fortë me fansat e mi, në të gjithë botën”, thotë këngëtarja Shakira.

“Rrjetet sociale, dhe Facebook-u në mënyrë të veçantë, kanë ndihmuar artistët që të shkurtojnë distancat mes tyre dhe publikut. Ia kemi dalë të krijojmë një bashkëbisedim, ku artistët dhe fansat mund të ndajnë në mënyrë reciproke mendimet, qëllimet dhe momentet e rëndësishme të jetës së tyre. Nëpërmjet videove dhe fotografive është e mundur të kesh një dialog real”, thotë Shakira.

0a

0b

0c