Shaban Norja: Mes meje e Ajshes kishte dashuri. Vajzat e Medresesë lidheshin me pensionistë

loading...

602768_471992612854533_685850477_n

loading...
Në vijim të intervistës së zhvilluar me Shaban Norjen, ai ka pohuar për Panoramën se disa prej shoqeve të viktimës 18 vjeçare, kishin lidhje me pensionistë.

Diferenca e moshës me Ajshe Vatën, për Shaban Norjen nuk ka qenë kusht për të krijuar marrëdhënie me të.

“Pavarësisht diferencës së moshës, mes nesh kishte edhe dashuri. Unë e doja atë vajzë dhe jam plotësisht i bindur se edhe ajo më ka dashur mua. Ajshja nuk qëndronte me mua as për para dhe as për gjëra të tjera materiale. Gjatë gjithë kohës që kemi qenë bashkë, Ajshja më ka kërkuar vetëm një herë 50 euro. Donte të shkonte me shoqet e shkollës në Kosovë. Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që Ajshja ka kërkuar para nga mua. Edhe shoqet e saj kanë zgjedhur të lidhen me pensionistë. Njoh dy-tri shoqe të Ajshes që kanë lidhje të ngjashme me timen. Kjo është kthyer si praktikë për vajzat e reja, sidomos ato të shkollës së Medresesë. Ata nuk preferojnë lidhjen me djem të moshës së tyre, pasi së pari nuk duan që të zbulohet lidhja dhe ata i keqtrajtojnë. Ajshja më kishte thënë se edhe dy shoqe të saj në shkollë kanë lidhje me pensionistë dhe më duket se vazhdojnë  akoma. Tani që e mendoj, them se nuk duhet të isha përzier kurrë me këtë vajzë, sepse e mora në qafë”, deklaron Shaban Norja.

Ai mohon që njihet si rebel dhe thotë se: “Është e vërtetë që nuk qarkulloja asnjëherë i paarmatosur, sepse siç ta shpjegova, e kemi në traditë mbajtjen e armëve në shtëpi, por nuk kisha prishur qejf me asnjë”.

Shabani tregon se është njoftuar se edhe familja e Ajshes dhe e tij janë shpërngulur jashtë shtetit. Ai shprehet i penduar për veprimin e bërë.

“Jam penduar për vdekje që qëllova mbi atë vajzë. Më del gjumi natën dhe thuajse qaj çdo natë për atë që bëra. Gjithashtu bëra gabim që nuk vrava edhe veten kur qëllova Ajshen. E mendova dhe në një moment isha pranë vetëvrasjes, por mendova se duhet të çoja amanetin e saj deri në fund. Sipas Ajshes, unë duhet të qëndroja gjallë për të fshehur kokën e saj që të mos identifikohej”, tregon Norja.

Ai tregon se është ambientuar dhe ka zënë shoqëri në burg dhe meqë do të bëhet transferimi i tij në një burg tjetër, shprehet se: “Nuk është se e kam ndonjë problem se në cilin burg do të kaloj pjesën e mbetur të jetës sepse në fund të fundit qelitë njëlloj janë kudo. Vetëm në burgun e Krujës nuk kam dëshirë të shkoj”.

Arsyeja se pse ai nuk do të preferonte të shkonte atje është se: “Dy të burgosur, që nuk i njoh, më kanë dërguar llaf se po më presin për të më hequr qafe. Si duket do të jetë ndonjë nga të afërmit e Muhamedit”, tregon ai duke shprehur dëshirën që të shkojë në Rrogozhinë ose Peqin.

Ai tregon se jeta e tij më parë ka qenë shumë e mirë, dhe se  tashmë në burg ka kontaktuar me vajzën që i ka sjellë edhe një  kuti shahu për të kaluar kohën. Ndërsa përsa i përket vrasjes, ai shprehet se duhet të tregohej më i zgjuar që vajzën mos ta zinte paniku kur mori vesh shtatzëninë./

loading...