Serie A, zhgënjejnë Inter dhe Lazio – VIDEO

gilardino

Kriza e Interit nuk ka të ndalur. Pas humbjes 3-0 në Europa League ndaj Tottenham, skuadra e Stramaccioni është mundur edhe në “San Siro” nga Bologna e Piolit.

Pas një pjese të parë të dominuar plotësisht nga miqtë, Bologna arrin të gjejë avantazhin në minutën e 57 me anë të Alberto Gilardino, pikërisht atëherë kur Interi po fillonte të zgjohej.

Kjo është humbja e nëntë sezonale për zikaltërit, të cilët tashmë renditen në vend të pestë me 47 pikë, të kapërcyer në renditje nga Fiorentina që fitoi transfertën me Lazion.

Ekipi vjollcë mundi bardhekaltërit në “Olimpico” me rezultatin e pastër 2-0 dhe është në luftë për vendin e tretë tashmë. Tre pikë e ndajnë Fiorentinën nga Milani. Ndeshja u vendos nga Jovetic dhe Ljajic në minutat 20 dhe 50.

Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë të Serisë A u regjistruan këto rezultate: Atalanta-Pescara 2-1; Cagliari-Sampdoria 3-1; Chievo-Napoli 2-0; Juventus-Catania 1-0; Palermo Siena1-2 dhe Parma-Torino 4-1.

Inter 0-1 Bologna

INT – BOL by Timekora

Lazio 0-2 Fiorentina

szólj hozzá: LAZ