Serie A, fiton Milan dhe Napoli, ndalet Inter – VIDEO

sharawy

Interi “ngec” në “San Siro” përballë Torinos. Zikaltërit barazuan me rezultatin 2-2 ndaj një kundërshtari që nuk konsiderohej i lehtë. Të dyja skuadrat nuk kanë pësuar humbje në 5 ndeshjet e fundit dhe diçka e tillë nuk ndodhi as kësaj radhe. Ndeshja u duk që në fillim që do të ishte me ritme të larta pasi që në minutën e 5’ të takimit Chivu zhbollkoi rezultatin në 1-0 në favor të skuadrës së Stramaccionit falë një goditje shumë të bukur.

Por miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 23’ gjejnë golin e barazimit me anë të Meggiorini. Pjesa e dytë nis me të njëjtat ritme. Torino gjen përsëri si protagonist Meggiorinin, i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 52’ . Megjithatë për t’ia prishur festën ekipit të Giampiero Venturas mendon Cambiasso që në minutën e 67’ barazoi shifrat ne 2-2 duke i shmangur një humbjen Interit. Me këtë barazim Interi shkon në kuotën e 40 pikëve dhe mbete në vendin e katërt, ndërsa Torino në 27 pikë.

Një gol i El Shaarawyit i mjafton Milanit për të marrë një tre pikësh të rëndësishëm ndaj Atalantas. Kuqezinjtë nuk e patën të lehtë pasi në shtëpi Atalanta ka treguar që di të bëjë një lojë të mirë. Goli për skuadrën e Allgerit erdhi në minutën e 29 nga i përhershmi El Shaarawy duke zhbllokur rezultatin në 1-0. Në pjesën e dytë të dyja ekipet patën raste për të shënaur edhe pse vendasit vuajnë më shumë pasi në minutën e 58’ Brivio ndëshkohet me karton të kuq duke i lënë të tijët me 10 lojtarë, por deri në fund rezultati nuk ndryshon. Milani me këtë fitore shkon në kuotën e 37 pikëve duke kaluar në vendin e 5 pasi Fiorentina humbi 1-2 me Catanian.

Napoli vuan me Parman por arriti të fitonte 2-1. Të parët që shënuan ishin të kaltrit me anë të Hamsik në min. e 20 ndërsa për Parmën barazoi rezultatin Sansone në pjesën e dytë në min. 74. Kur gjithçka dukej e vulosur “El Matador” Cavani kaloi ekipin në avantazh në minutën e 85. Napoli i afrohet Juventusit në kreun e klasifikimit duke shkuar në kuotën e 46 pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Sampdoria fundosi 6-0 Pescaran, Udinese 1-0 Siena, Cagliari 1- 1 Palermo, Bologna 3-3 Roma.

Atalanta 0-1 AC Milan

Atalanta 0-1 AC Milan by 2013fasthighlights

Inter 2-2 Torino

Inter Milan 2-2 Torino by 2013fasthighlights

Parma 1-2 Napoli

Parma vs Napoli by FufuzelaMedia