Serie A, fiton Juventus, ndalet Napoli – VIDEO

chievo

Napoli ndalet në transfertë. Në ndeshjet e javës së 28 të Serisë A, skuadra e Mazzarrit u mund me rezultatin 0-2 nga Chievo. Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj që luan tek Chievo e Italisë ka fituar derbin me dy shqiptarët e Napolit, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit.

Hetemaj edhe në duel me napolitanët ka qenë titullar duke treguar performancë mjaft të mirë. Ndërsa tek Napoli titullar ishte reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Valon Behrami, kurse Blerim Xhemaji ka luajtur 45 minuta. Të kaltërit nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv duke e lënë në -2 diferencën me Milanin e vendit të tretë. Golat për vendasit u shënuan nga Drame (12′) e Thereau (43′), ndërsa Cavani nuk arriti të shënoj nga pika e bardh në minutën e 58.

Nga ana tjetër, Giaccherini i dhuroi në minutat e fundit fitoren 1-0 Juventusit përballë Catanias. Me këtë triumf bardhezinjtë vazhdojnë të kryesojnë renditejn duke u shkëputur me +9 pikë nga Napoli.

Rezultatet:

Atalanta 2 – 1 Pescara
Cagliari 3 – 1 Sampdoria
Chievo 2 – 0 Napoli
Juventus 1 – 0 Catania
Palermo 1 – 2 Siena
Parma 4 – 1 Torino

20:45 Inter Milan ? – ? Bologna
20:45 Lazio ? – ? Fiorentina


Juventus 1-0 Catania