Serialet turke thejnë rekorde nëpër botë

loading...

g_burni-vreminja-300x200

loading...
Serialet Turke kanë thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë në Lindjen e mesme, Ballkan dhe në Azinë qendrore, ku janë më të popullarizuara se emisionet e njohura amerikane dhe telenovelat e amerikës latine, shkraun “France Press”.

Interesant është edhe fakti se Turqia radhitet e dyta sa i përket prodhimit të serialeve televizive, pas SHBA-ve që mbajnë vendin e parë. Producenti Fatih Aksoi beson se sekreti i suksesit të serialeve turke qëndron në produksionin kualitativ dhe dëshira e audiencës që i pëlqejnë dramat e ndryshme, seriale për heronj dhe ngjarjeve të ndryshme në Perandorinë Osmane.

“Serialet tona prodhohen mirë dhe i përgjigjen sensibilitetit tonë”, deklaroi Askoi, i cili është kreu i kompanisë së produksionit “Medijapim”. Serialet amerikane siç thotë ai, tregojnë vetëm aksione, derisa tek serialet turke ka aksione por theksi është i vendosur tek jeta e heronjëve. Skenaristët turk shkruajnë versione lokale të serialeve popullore amerikane, siç janë “Grey’s Anatomy” ose “Desperate Housewives”. Turqia në vitin 2011 ka shitur mbi 10.500 orë programe serialesh të cilën e kanë shikuar reth 150 milion njerëz në 76 vende. Të ardhurat nga serialet ishin 68.000.000 dollarë. Produksionet, në përputhje me normat e Këshillit Audiovizuel, refuzojnë çdo gjë që mund të ndikojë keq në perceptimet morale tek të rinjtë. Për këtë qëllim në serialet turke, për shembull, nuk tregohen skena eksplicite dashurie./

loading...