Seri e re humoristike: “Si u bo Rruzhdia 2″ – VIDEO

Aktorët e rinj të Tetovës rikthehen me një seri të re

Pas pjesës së parë të komedisë “Si u bo Rruzhdia” grupi i aktorëve të rinj tetovar “Gjimnazistët”menduan që të vijojnë edhe me një seri tjetër të cilën tashmë e kanë finalizuar si “Si u bo Rruzhdia 2”.

Kjo komedi trajton dhe përqesh situatën aktuale të vendit dhe politikbërësve.

“Ne të gjithë kemi zbritur nga mali dhe arrijmë të marrim qeverinë në dorën tonë. I kemi zgjedhur postet ashtu siç deshëm dhe me këtë secili prej nesh shikon interesat personale, më saktësisht të pasurohet duke përfituar nga pushteti.Mirëpo e bukura qëndron në atë se jemi shumë të sinqertë,të gjithë tregojmë drejtë se vijmë për të vjedhur e për të mbushur xhepat.”-u shpreh Medi Selmani njëri nga protagonistët e grupit.

Ky grup është i përbërë nga gjithësej 7 aktorë të rinj dhe pritet që në të ardhmen e afërt t’i zbarkojnë projekte të reja publikut tetovar por jo vetëm.