Serbia nuk druan se Kosova do ta ndezë Luginën

loading...

loading...
Përcaktimi për zgjidhjen e çështjeve kontestuese me dialog dhe bashkëpunimi me forcat ndërkombëtare në Kosovë pakësojnë shpërthimin e tensioneve në Luginën e Preshevës

Shefi e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubisha Dikoviq ka thënë si situata e sigurisë në jugun e Serbisë, siç e quan Beogradi Luginën e Preshevës, tash për tash është stabile.

Ai për gazetën “Novosti” ka deklaruar se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit situata e sigurisë në veri të Kosovës është përmirësuar por ende është e ndjeshme, transmeton koha.

Në pyetjen nëse ushtria serbe ka plan për ndonjë destabilitet eventual në veri të Kosovës, Dikoviq ka thënë se në periudhën e ardhshme nuk pret ndryshime esenciale të sigurisë në veri porse Ushtria serbe ka të gjitha planet dhe është e aftë të përgjigjet në të gjitha sfidat e sigurisë. Ai ka shtuar se US po i kryen detyrat e veta në Zonën e sigurisë tokësore dhe ka theksuar se ka marrëdhënie të mira me KFOR-in.

Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe ka thënë se bashkëpunimi me ushtrinë ruse nuk ka qenë në nivelin që ka dashur Beogradi porse tani ai bashkëpunim po shtohet dhe për këtë ai ka marrë shembullin e blerjes së aeroplanëve Migë nga Rusia./LajmeOnline/

loading...