Serbi që festoi Vitin e Ri në Tiranë, i mahnitur nga mikpritja e shqiptarëve (Video)

Mes shumë qytetarëve shqiptarë që pritën Vitin e Ri në sheshin “Nënë Tereza”, ishte edhe një djalë i ri serb i cili duket se ka zgjedhur Tiranën për të pritur ndërrimin e viteve. I riu në fjalë identifikohet në rrjetin “YouTube” si “Serbian Guy”, pra djali nga Serbia. “Unë jam një djalë serb. Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri. Kam qenë edhe më parë dhe kam udhëtuar nga jugu në veri”. e nis rrëfimin e tij i riu në videon që ka postuar pak para mesnatës së 31 dhjetorit, Siç e shpjegon edhe ai vetë më pas, në një tjetër video, ai ka mbetur i mahnitur nga mikpritja dhe atmosfera festive e shqiptarëve.