Serbët sulmojnë faqen e Skënderbeut, kërcënojnë me vdekje shqiptarët

Menjëherë sapo u mësuan përballjet e skuadrave respektive, tifozët shqiptarë dhe atë serbë kanë nisur t’i hapin “luftë” njëri-tjetrit për dy sfidat që Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit do të luajnë në “Europa League”.

Kurrsesi nuk mund të harrohen ngjarjet e 14 tetorit në stadiumin e Beogradit, në të njëjtin vend ku do të luaj edhe Skënderbeu, e për këtë arsye tifozët nuk po përmbahen në rrjetet sociale.

Në faqen e Skënderbeut bien në sy kërcënimet me vdekje të tifozëve serbë, të cilët kanë postuar foto që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin./ BW