Serbët nuk besojnë në kapacitetet e Ushtrisë së Kosovës

loading...

loading...
Analistët e sigurisë në Serbi nuk janë treguar shumë optimist për kapacitetet e FSK-së në rast se bëhet Ushtri e Kosovës.
Sipas tyre edhe nëse është duke u punuar në atë drejtim kjo nuk do të paraqes kërcënim për Serbinë, transmeton agjencia e lajmeve “Tanjug”.

Sipas këtyre analistëve Kosova nuk ka kapacitet për të arritur kapacitetet e ushtrisë serbe.

“Potenciali i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të krahasohet me kapacitetin dhe forcën e Ushtrisë së Serbisë e cila është ndoshta më e forta në rajon.

Ushtria e Kosovës nuk mund ta mbrojë vendin nga një kërcënimi madh”, kanë thënë analistët serb, citon “/LajmeOnline/” agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”./LajmeOnline/

loading...