Serbët në panik: Këta janë tre biznesmenët Shqiptar që po e blejnë jugun e Serbisë

loading...

loading...

Gazetas serbe “Alo”, në një artikull të publikuar sot, shkruan se politikanë shqipëtarë si Behgjet Pacolli apo Ramush Haradinaj,janë duke korruptuar zyrtarë serb, me qëllim që të blejnë pasuri të patundshme në jugun e Serbisë.

Burime të kësaj gazete aludojnë se ky plan është ide e kryeministrit të Kosovës,Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërsië,Edi Rama.

Gazeta shkruan se ky plan i kryeministrave shqipëtarë ka për qëllim që jugu i Serbisë të bëhet pjesë e Shqipërisë së madhe.

E përditshmja “Alo”,shkruan se zyrtarë serbë janë lidhur me politikanë shqiptarë nga Kosova dhe marrin rryshfet prej tyre duke ju shitur fabrika dhe toka për çmime marramendëse, përcjell shqiptarja.com.

“Është habi se si disa njerëz nga departamenti ekonomik i qeverisë së Serbisë, si dhe agjensi të veçanta, për një kohë shumë të shkurtër nga ana e nënpunësve të zakonshëm janë bërë pothuajse manjtë”, shkruhet në artikullin e kësaj gazetë.

“Shqiptarët masivisht po blejnë pasuri të patundshme serbe me çmime marramendëse, vetëm për ti larguar serbët nga ato prona,sikur në Kosovë para luftës.

Për shkak të serbëve të pangopur, shqiptarët, përmes miliarderit Behgjet Pacolli dhe nën kujdesin e Ramush Haradinajt po i bëjnë këto veprime”, shkruan gazeta serbe.

Presidenti i serbisë Aleksandaër Vuçiç, ka pohuar këtë javë se ka prova që shqiptarët nëpërmjet tre biznesmenëve janë duke blerë toka dhe biznese në mënyrë masive në jug të Serbisë.

Kjo është hera e dytë brenda javës që mediat serbe aludojnë për blerje të pasurive të patundshme nga ana e manjatit Pacolli,me vlerë prej 250 milion euro.

loading...